Projekti OT4D (Biznesi Organik për Zhvillim në Evropën Lindore)

Projekti OT4D (Biznesi Organik për Zhvillim në Evropën Lindore), i cili mbështetet nga Zyra e Bashkëpunimit Zvicerian (SECO) dhe implementohet nga FiBL, IFOAM, Helvetas dhe partner lokal AAM, organizon:

në datën 8 Nëntor 2022, ora 9:30 – 11:30 trajnimin online për standardet Bio Suisse, informacion mbi rregulloret e importit dhe kërkesat e Bio Suisse, ndryshimet kryesore me Rregulloren e BE të bujqësisë organike, etj. Një ndër informacionet që mund të merrni nga ky trajnim është mbi arsyet se pse jo të gjitha produktet e certifikuara Bio Suisse mund të eksportohen në Zvicër, për shkak të rregulloreve të importit të Bio Suisse.

Bashkangjitur mund të gjeni axhendën e trajnimit dhe linkun ku mund të regjistroheni për pjesëmarrje. Linkun mund ta gjeni në fillim të faqes së dytë të dokumentit bashkangjitur në seksionin “How to register”. Afati përfundimtar i rregjistrimit është në datën 6 Nëntor, deri në mesnatë.

Linku për tu lidhur në platformën online MS Teams do ju dërgohet 1 ditë përpara aktivitetit tek të gjithë personat e rregjistruar.

Related Posts