Nëntor
- IFOAM Organic Europe takim me Bisnesin, 30 Nëntor 2023, Bruksel, Belgjikë
-
Gjatë këtij eventi anëtarët e IFOAM Organic Europe dhe kompanitë të cilat janë të përfshira ose të interesuara në produktet organike do të mblidhen sëbashku dhe do të diskutojnë rreth temave më të nxehta aktuale.
Tetor
- Panairi Ndërkombëtar për Prokuktet Ushqimore dhe Joushqimore Organike 5-7 Tetor 2023, Varshavë, Poloni
-
BIOEXPO Varshavë është e vetmja ngjarje në Poloni dhe Evropën Qendrore dhe Lindore kushtuar vetëm industrisë ekologjike. Panairi është i lidhur ngushtë me biznesin dhe është një platformë e shkëlqyer për dialogun midis prodhuesve dhe blerësve, pronarëve të dyqaneve të specializuara, si dhe shitësve me shumicë ushqimore dhe shumë degësh.
- Natexpo 22-24 Tetor, Paris, Francë
-
Natexpo është ekspozita ndërkombëtare e produkteve o rganike ku bashkohen të gjithë aktoret përgjatë zinxhit të vlerës si prodhuesit, përpunuesit, shpërndarësit dhe specialistët e sektorit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar ku të gjithë bashkë i japin formë produkteve organike të së nesërmes nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme si konferenca, workshop-e dhe demostrime, forume, etj. https://natexpo.com/
- Ditët e Inovacionit Organik 25-26 Tetor, Bruksel, Belgjikë
-
Si e vetmja ngjarje e BE-së për kërkimin dhe inovacionin e produkteve organike dhe arkeologjike, ky event krijon një mundësi unike për të takuar anëtarët e institutit të ETP (Platforma Europiane e Teknologjisë) dhe për të krijuar rrjetin e marrëdhënieve me grupe të ndryshme interesi dhe vendim-marresve. https://tporganics.eu/
Shtator
- Dita Organike Europiane 25 Shtator
-
Në datën 25 Shtator IFOAM Organics së bashku me anëtarët, të gjitha organizatat mbështetëse dhe ato që operojnë në fushën e bujqësisë organike do të festojnë “Ditën organike të BE-së” në të gjithë Europën. Kjo ditë është një mundësi ideale për të vlerësuar progresin e Europës drejt arritjes së objektivit të saj për kthimin e 25% të tokës bujqësore në tokë organike deri në vitin 2030. Gjithashtu do të vlerësohen dhe tendencat në kërkesën e konsumatorit, ndërgjegjësimin lidhur me produktet organike përgjatë zinxhirit të furnizimit, etj.
- Kongresi Europian për Produktet Organike 26-27 Shtator, Cordoba, Spanjë
-
Ky Kongres do të nxisë diskursin politik ndërmjet politikbërësve, studiuesve, ekspertëve, fermereve, sipërmarrësve, përpunuesvee dhe shitësve me pakicë nga e gjithë Europa, lidhur me produktet organike. Përgjatë paneleve të shumta do të ofrohet mundësia që pjesëmarrësit të dëgjojnë dhe shkëmbejnë informacione mbi tendencat e tregut organik dhe sfidat e tij, mënyrat e rritjes të konsumit për produktet organike, etj. https://www.europeanorganiccongress.bio/
Qershor
- Panairi Organic Food Iberia & Eco Living Iberia 7-8 Qershor Madrid, Spanjë
-
I organizuar për herë të parë në vitin 2019, ky panair bashkon prodhues nga Spanja, Portugalia dhe vendeve të tjera nga bota. Edhe pse është një nga panairet më të reja të organizuara, ajo renditet në 20 panairet më të mira dhe të rëndësishme në botë. Gama e gjerë e industrive organike ju ofron mundësinë të krijoni marrëdhënie me furnizues dhe blerës të rëndësishëm. https://www.organicfoodiberia.com/en/
- Samiti i Sustainable Food 15-16 Qershor Amsterdam, Hollandë
-
Samiti do të ketë në fokus diskutimin rreth qasjeve të kalimit në prodhimin miqësor me natyrën dhe bujqësinë rigjeneruese. Gjithashtu me interes do të diskutohen dhe temat lidhur me ushqimet e ricikluara, materialet e paketimit, ndikimet në biodiversitet, përbërësit me bazë bimore, dekarbonizimin e zinxhirëve të furnizimit, etj. https://sustainablefoodssummit.com/europe/
- Asambleja e Pergjithshme Europiane e IFOAM Organics 21 Qershor 2023
-
Asambleja e Përgjithshme është ngjarja vjetore më e rëndësishme vendim-marrëse e IFOAM Organics. Në këtë Assamble marrin pjesë të gjithë anëtarët e IFOAM Organics. https://ifoameu.sharepoint.com/sites/extranet/SitePages/IFOAM-EU-General-Assembly.aspx
Maj
- Webinar 4 Maj 2023, ora 14:00 – 15:30 Propozimi i ri i BE mbi kërkesën e vërtetësisë së organikë: cili është impakti për bujqësitë organike.
-
Në këtë webinar ju do të keni mundësinë të njiheni me propozimet më të fundit mbi kërkesat për produktet organike dhe se cilat janë pasojat e për indrustrinë organike dhe më gjerë.
- Panairi BioCultura ne Barcelone, Spanje 4 – 7 Maj 2023
-
Një panair i përvitshëm mbi produktet ekologjike dhe konsumin e përgjegjshëm. Panairi BioCultura ka për qëllim të njohë vizitorët me zhvillimet më të fundit në sektorin organik. Ky është panairi më i madh në vend e cila sjell së bashku rreth 300 ekspozues nga të gjitha industritë e produkteve organike: produkteve ushqimore bio, kozmetikes ekologjike, modes, turizmit të përgjegjshëm, energjisë së rinovueshme, OJQ-ve, etj. https://www.biocultura.org/barcelona/informacion
- Konferenca e Ushqimit Organik 22-23 Maj, Sansepolcro, Itali
-
Konferenca e Ushqimit Organik është një konferencë e cila zhvillohet 2 herë në vit të cilën nuk duhet t`a humbi askush, veçanërisht përpunuesit, shitësit me pakicë, tregtarët, importuesit dhe institucionet e kontrollit. https://organicfoodconference.bio/
Prill
- Produktet Natyrale dhe Organike Europiane 16-17 Prill, Londër, Angli
-
Një event e një industrie të plotë. Një ekspozitë jo vetëm për mijra produkte organike, natyrale dhe të qëndrueshme, por edhe një mori aktivitetesh, seminaresh, networking, etj. https://www.naturalproducts.co.uk/
- Webinari Të diskutojmë për Produktet Organike 18 Prill (vetëm për anëtarët)
-
Në këtë sesion do të trajtohet tema mbi Rregulloren për Perdorimin e Qëndrueshëm të Pesticideve si një reformë mjaft e nevojshme për t`u zbatuar.
Shkurt
- Panairi BIOFACH 2023, 14-17 shkurt 2023 Nurenberg, Gjermani
-
Organik është më shumë se një etiketë ose certifikim: organik qëndron për cilësi dhe besim - për përdorimin e përgjegjshëm të burimeve të natyrës. BIOFACH në qendrën e ekspozitës në Nuremberg është vendi ku njerëzit ndajnë interesin e tyre për ushqimin organik, njihen me njëri-tjetrin dhe shkëmbejnë pikëpamje, dhe kjo që nga viti 1990. Mundësia e përkryer për profesionistët për të vizituar e takuar prodhues organikë nga tregu organik dhe për t'u frymëzuar nga tendencat më të fundit të sektorit. Hyni në botën e produkteve dhe shijes organike.