Inputet e Lejuara
Një grup me informacionet e nevojshme përfshirë dhe listën e inputeve të lejuara në bujqësinë biologjike bazuar në Ligjin Shqiptar të Prodhimit Organik, jepet në link më poshtë

Aty do të keni gjithë informacionin e duhur për:

“Produktet dhe substancat që përdoren në prodhimin e ushqimeve të përpunuara, biologjike, përfshirë majatë dhe produktet e tyre, përjashtuar produktet e sektorit të verës”:

    • Seksioni A - Aditivët  ushqimorë, përfshirë transportuesit.
    • Seksioni B - Ndihmësit e përpunimit dhe produkte të tjera, të cilët përdoren për përpunimin e përbërësve me origjinë bujqësore nga prodhimi biologjik. 
    • Seksioni C - Ndihmësit e përpunimit për prodhimin e majasë dhe produkteve të majasë.

Aneksi II - Produktet dhe substancat që përdoren ose shtohen në prodhimin e produkteve biologjike të sektorit të verës.

Aneksi III - Përbërësit bujqësorë, jo biologjikë, që përdoren në përpunimin e ushqimeve biologjike.

Për vëndet e tjera, legjislacioni prashikon përdorimin e inputeve të ndryshme/të vecanta sipas çdo vendi. Më poshtë do të gjeni listat e lejuara sipas vendeve të caktuara në BE (gjuha angleze) në përputhje me ligjin e BE të bujqësisë organike.