The Albanian Association of Marketing (AAM) is an organization of dedicated professionals with strong marketing and public administration background. Its team is specialized in marketing disciplines, market intelligence and channels, technologies and other market related activities. Founded in 2010, AAM currently counts many achievement and cooperation with prominent local and international organizations.
Read MoreShërbimet e ekstensionit janë të rëndësishme për këshillimin dhe ekspertizën e siguruar në bujqësinë organike dhe promovimin e saj. Disa nga funkisonet kryesore të shërbimeve të ekstensionit janë si më poshtë:
Stafi Teknik, ekspertët dhe agronomët sigurojnë për prodhuesit asistencë teknike për çështje të ndryshme të lidhura me bujqësinë organike. Këto shërbime janë si një guidë për fermerët lidhur me metodat e prodhimit, sfidat që mund të hasë prodhuesi dhe zgjidhjet e tyre, si dhe këshillimi duke ofruar mundësitë më të mira bazuar në kushtet specifike të prodhuesve. Zakonisht fermerët i drejtohen me pyetje për problematika të ndryshme këtyre shërbimeve dhe ato ju sigurojnë konsultime nëpërmjet demostrimeve direkt në ferma apo trajnime për të realizuar metodat e prodhimit organik.
Shërbimet e ekstensionit sigurojnë programe edukimi për fermerët sipas zonave ku ato veprojnë, lidhur me praktikat e bujqësisë organike. Ato shpërndajnë informacion lidhur me teknikat e prodhimit, manaxhimin e sëmundjeve në ferma, përdorimin e inputeve të lejuara, procesin e certifikimit. Nëpërmjet takimeve të punës në terren, trajnimeve dhe materialeve që shpërndajnë, ata i ndihmojnë fermerët me njohuritë dhe aftësitë e duhura për tu konvertuar në ferma organike ose për të ruajtur standardet organike gjatë prodhimit.
Shërbimet e ekstensionit janë një mjet shumë i mirë për të lidhur fermerët dhe rritur bashkëpunimin ndërmjet aktorëve të sektorit organik. Ndër të tjera, ato organizojnë vizita në fermë, vizita studimore, dhe aktivitete festive në fermë për të shkëmbyer eksperienca dhe njohuri me njëri-tjetrin. Të gjitha këto aktivitete kontribuojnë për të ndërtuar një frymë bashkëpunimi në komunitet, lehtësojnë të mësuarin nga njëri tjetri, etj.