Trupat e certifikimit
Trupat e certifikimit

Trupat e certifikimit luajnë një rol kyç në industrinë organike duke bërë të mundur respektimin e standardeve dhe rregulloreve të bujqësisë organike. Pse janë të rëndësishme trupat e certifikimit:

01

Sigurojnë besueshmërinë e produktit

Duke qenë të pavarura, trupat e certifikimit bëjnë verifikimin e tyre për prodhimin organik. Roli i tyre është vlerësimi dhe certifikimi i fermave, përpunuesve dhe shitësve për të siguruar përputhshmërinë me rregulloren e prodhimit organik (standardit). Kur një produkt ka certifikimin organik (logon e standardit) do të thotë që ai i është nënshtruar një proçesi kontrolli për të parë respektimin e rregullores në të gjitha hallkat e prodhimikt të produktit. Logo Organike që mundësohet nga certifikimi i lejon konusmatorët të kenë informacionin e duhur dhe të bëjnë zgjedhjet e tyre.

02

Zhvillimi i tregjeve dhe biznesi

Trupat e certifikimit luajnë një rol kryesor në mundësinë e prodhuesve për të shitur apo hyrë në tregje të reja. Nëpërmjet tyre vërtetohet cilësia e produktit në varësi dhe të standardeve që mund të kërkojnë tregjet, qofshin ato lokale apo eksportit. Certifikimi organik mundëson tregtinë e drejtë duke siguruar që brenda tregjeve organike produktet janë të certifikuara dhe prodhuara sipas të njëjtave standarde - duke ruajtur kështu integritetin e bujqësisë organike.

03

Përmirësimi i vazhdueshëm dhe risitë

Përveç funksionit bazë, trupat e certifikimit janë të përfshira në kërkimet e vazhdueshme lidhur me zhvillimin apo përmirësimin e standardeve organike. Ato janë në koherencë me gjetjet e studimeve të fundit në këtë fushë, prirjet e tregut dhe ato të industrisë globale, preferencat konsumatore – informacion i cili përdoret për të përshtatur dhe përmirësuar procesin e certifikimit. Të gjitha të mësipërmet kontribuojnë në ruajtjen e standardeve organike dhe promovimin e metodave miqësore me mjedisin.

Disa nga Trupat e certifikimit që veprojnë në vend i gjeni në link si me poshtë:
Certification BodyContact and AddressStandardsLinks
BioInspekta, AlbinspektIrjana Gjana, Koldiana Balla
E-mail: [email protected]
bi-OS (Standarti ekuivalent europian) ; NOP ; Bio Suisse dhe Ligji 106/2016www.bio-inspecta.al
EcocertMilana Kosanovic
Tel: +381 (0) 11 454 22 82
E-mail: [email protected]
EOC, NOP, EU 2018/848, EE-ECOLABwww.ecocert.com
CERESEva Maria Friedrich
Head of Organic Department
E-mail: [email protected]
Bio Suisse, COR Canada Organic, Eu organic, JAS, NOP, Biolandwww.ceres-cert.de
Bioagricert S.r.l.Tel: +39.051.562158
Email: [email protected]
Organic standard according to UK regulationwww.bioagricert.org
A CERT European Organization for Certification S.A.Tel: +302310210777
E-mail:[email protected]
For certification according to the UK standard www.a-cert.org
Udhëzime
Udhëzime

Më poshtë do të gjeni informacionin e nevojshëm për rastet kur konvertimi organik mund të përshpejtohet. Sipas ligjit dhe rregulloreve të disa standardeve ekzistojnë raste specifikë kur mund të kemi përjashtime sipas të cilave mund të reduktohet periudha e konvertimit organik për prodhimin apo përpunimin e produkteve.

 

Linqet për dokumentacionin e bazuar në ligjin shqiptar për prodhimin Bio dhe gjithashtu standardet e trupave të ndryshme certifikuese mund të gjenden më poshtë:

VKM nr.1030 datë 16.12.2020 - Përpunimi
VKM nr.336 datë 06.06.2018 - Prodhimi Bimor
bio.inspecta Organic Standard (bi-OS)
A CERT Organic Standard
Organic EOC