
Takimi i I-rë i Komitetit Monitorues të Programit IPARD-III, u zhvillua në ambientet e Il Paese në parkun e Pezës. Fjala përshëndetëse dhe hapja e takimit u bë nga znj. Frida Krifca, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Fjalë përshëndetëse pati dhe nga Z. Frank Bollen, DG- AGRI Komisioni Evropian dhe Z. Andrea Vera, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri. Më pas u bë prezantimi i anëtarëve pjesëmarrës të komitetit dhe miratimi i agjendës për programin IPARD III 2023-2027.
U dha informacion mbi statusin e marrjes se besimit për detyrat e zbatimit te buxhetit dhe per masat e reja në Programin IPARD III, Planin Vjetor të Asistencës Teknike dhe mbi masat e reja të Programit IPARD III.
U bë miratimi i rregullave te procedurave te Komitetit te Monitorimit, Planit të Vlerësimit, Planit të Aktiviteteve.
Takimi u mbyll me propozime për takimin pasardhës për Komitetin e Monitorimit IPARD mbi një datë të re indikative.
Related Posts
Siguria e Ushqimit dhe Ushqyerjes
Vitet e fundit, uria ka qenë sërish në rritje. Numri absolut i njerëzve të kequshqyer,…
Termat e referencës për faqen e re të AAM
Në linkun më poshtë gjeni termat e referencës për faqen e re të AAM. Termat…
Prodhuesit Shqiptarë Biologjikë vizitojnë fermën dhe punishten BIO të prodhimit të qumështit të gomaricës Lamarcavota, Puglia.
Qumështi i gomaricës shihet si risi në tregun e qumështit, por në fakt përdoret prej…