AAM bashkë me IFOAM ka organizuar në Tiranë trajnimin 5 ditor “Trajnimi i Trajnerëve”, në kuadër të projektit OT4D  (Biznesi Organik për Zhvillim).

Në këtë trajnim pati pjesëmarrës të ndryshëm nga institucione si Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, AKU, QTTB, Universiteti Bujqësor i Tiranës, prodhues organikë, specialistë të fushës së bujqësisë, fermerë etj.

Objektivi kryesor i trajnimit ishte trajnimi i trajnerëve, të cilët nesër do të trajnojnë palët e interesuara mbi: Bujqësinë Organike, Legjislacionin Organik, Lidershipi, Sistemet e Ushqimit, Marketingun e Produkteve Organike, Sistemet e Garancisë me Pjesëmarrje, Planifikimi dhe Menaxhimi i Ciklit të Projektit.

Trajnimi kishte parashikuar dhe një vizitë në fabrikën, ullishten dhe dyqanin e kompanisë “Subashi Olive Oil”. Kjo vizitë kishte si synim njohjen me një prodhues dhe proceset e prodhimit deri te dalja në treg.

Gjithashtu vizita në këtë kompani shërbeu si rast studimi dhe analize për temat e trajnimit, ku trajnerët e huaj patën mundësinë e shqyrtimit të një prodhuesi konkret vendas.

Related Posts