AAM organizoi panairin e produkteve organike në South Outdoor Festival, Borsh në fund të majit 2023. Në këtë festival përveç aktiviteteve të tjera vizitorët patën mundësinë të vizitonin stendat e prodhuesve organikë vendas.
Në kuadër të fushatës ProBio, AAM në këtë event ju mundësoi konsumatorëve shqiptarë të njohin nga afër disa nga produktet dhe prodhuesit organikë vendas, të mësojnë rreth produkteve dhe punës dhe proceseve që nevojiten për ti sjellë ata nga fusha deri në tryezat tona.
Fushata e ndërgjegjësimit ProBio si gjithmonë synon informimin e konsumatorëve mbi cilësinë dhe vlerat e produkteve organike, duke promovuar kështu një mënyrë jetese më të shëndetshme dhe mbrojtjen e mjedisit.
Ky event ishte një rast shumë i përshtatshëm për të sjellë pranë konsumatorët , fermerët dhe prodhuesit dhe për të promovuar vlerat e bujqësisë organike si një sistem që na përfshin të gjithë dhe ndikon drejtpërdrejt në jetën tonë dhe mjedisin.