Në 18 tetor 2023 u mbajt forumi “Certifikimet në Bujqësi” në panairin Agrotech Expo 2023 zhvilluar pranë Expo City.

Në këtë forum kishte pjesëmarrës nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, trupa certifikuese BioInspecta, AAM, fermerë/prodhues organikë, specialistë të sektorit etj.

Temat e diskutuara kryesisht ishin: Rëndësia dhe procedurat e certifikimit organik, avantazhet dhe sfidat që has fermeri ose prodhuesi i certifikuar, Marketingu Organik, Legjislacioni, Eksporti etj.

Në këtë forum pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen me të gjithë zinxhirin që kalon produkti organik i certifikuar nga fusha deri në tregun vendas dhe atë të huaj.

U diskutuan detajet e procedurave të certifikimit, avantazhet konkurruese në treg që sjell produkti i certifikuar si për prodhuesin por edhe për konsumatorin.

Prodhuesit dhe fermerët  treguan problemet që hasin dhe nevojat për përmirësim të sektorit dhe lidhjen e ngushtë me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si një partner suportues tepër i rëndësishëm, si në mbështetjen e drejtpërdrejtë ashtu dhe në zhvillimin e politikave dhe strategjive në përgjithësi.

Related Posts