Në kuadër të projektit OT4D (Biznesi Organik për Zhvillim në Europën Lindore), i cili mbështetet nga Zyra e Bashkëpunimit Zvicerian (SECO), implementohet nga IFOAM, FIBL, Helvetas dhe partner lokal AAM, do të zhvillohet një sesion online prezantues i Sistemeve të Garancisë me Pjesëmarrje (Participatory Guarantee Systems – PGS), në datën 16 Dhjetor 2021.

Sistemet e Garancisë me Pjesëmarrje (PGS) janë sisteme vendore të sigurimit të cilësisë. Këto sisteme çertifikojnë prodhuesit bazuar në pjesëmarrjen aktive të palëve të interesit dhe mbështeten në besim, rrjete sociale dhe shkëmbim njohurish – bashkangjitur mund të gjeni një broshurë në shqip që ofron më tepër informacion mbi PGS. 

Implementimi i këtyre sistemeve synon të ofrojë garanci për cilësinë e produkteve, i cili mund t’i vijë në ndihmë supermarketeve apo shitësve të produkteve lokale, prodhuesve vendore, konsumatorëve, etj.

Më poshtë mund të gjeni një link me një pyetësor shumë të shkurtër, për të kuptuar njohuritë tuaja dhe interesin mbi sistemet PGS:

Përgatitje për seminarin online të prezantimit të PGS (Sistemet e Garancisë me Pjesëmarrje) në Shqipëri

Pas plotësimit të pyetësorit do ju dërgohet dhe link për pjesëmarrje në webinar.

Faleminderit për bashkëpunimin!

Broshura – Bujqësia Organike dhe Sistemet e Garancisë me Pjesëmarrje (PGS)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Category : 
News
Tags : 
No tags
December 14, 2021
News
December 14, 2021
Në kuadër të projektit OT4D (Biznesi Organik për Zhvillim në Europën ...
News
December 1, 2021
Në mbështetje të bashkëpunëtorëve që kanë nevojë për më tepër informacion mbi ...
News
July 19, 2021
Biznesi Organik për Zhvillim në Europën Lindore (OT4D) Kursi i Formimit Bazë ...