Biznesi Organik për Zhvillim në Europën Lindore (OT4D)
Kursi i Formimit Bazë Organik në Shqipëri (OFC-Albania)

IFOAM – Organics International në bashkëpunim me SECO hap thirrjen për aplikime për programe të ndryshme në Europën Lindore.

Kursi i Formimit Bazë Organik në Shqipëri (OFC-Albania) është krijuar për të mbështetur palët e interesuara, të cilët kërkojnë një ndryshim të qëndrueshëm e të vërtetë të ushqimit dhe bujqësisë në vendet e tyre, nën ombrellën e projektit të Biznesit Organik për Zhvillim në Europën Lindore (OT4D) në Shqipëri. Pjesëmarrësit do të trajnohen dhe do të rrisin njohuritë dhe aftësitë e tyre për të zhvilluar Sistemet e Tregjeve të Bujqësisë së Qëndrueshme, bazuar në Bujqësinë Organike. Fokus kryesor do të ketë në rritjen e  kapaciteteve për Sistemet e Ushqimit të Qëndrueshëm, Mekanizma të Zhvillimit të Tregjeve, Avokaci, Dialog Politikash, Kërkime shkencore, Komunikim dhe Marketing dhe Forcim i Rrjetit të bashkëpunëtorëve.

1.    Shtruktura e Kursit dhe Kohëzgjatja   

Programi i formimit bazë organik (OFC) konsiston në trajnim me pjesëmarrje, ku sesionet e drejtpërdrejta (face to face) janë më të preferueshme. Kursi do të zhvillohet për 5 ditë.

2.    Metodologjia

Metodologjia e zhvillimit të kusit siguron përputhshmëri të lartë me nevojat e palëve të interesuara duke vendosur gurët themeltarë në:

  • Krijimin e aftësive vetjake të përfshirjes, ndërveprimit të lartë dhe bazuar mbi eksperiencën;
  • Transferim njohurish duke konsideruar kontekstin e jetës reale të pjesëmarrësve, nëpërmjet rritjes së njohurive bazuar mbi fushat e veprimit të pjesëmarrësve.
  • Udhëtime studimore tek projekte frymëzuese mbi Zhvillimin e tregjeve të qëndrueshme – Rajonale, Kombëtare dhe Ndërkombëtare.
  • Zbulimin e lidershipit për Bujqësinë e Qëndrueshme dhe Zinxhirët e Vlerave bazuar tek Organic 3.0
  • Udhëzime mbi krijimin e Sistemeve të Ushqimit të Qëndrueshëm dhe Fleksibël dhe Sistemeve Bujqësore, veçanërisht për kohën pas COVID. Fokus kryesor do të ketë në Agroekologji, Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) dhe njohuri mbi Qëllimet, Synimet dhe Indikatorët që ndikohen pozitivisht nga Sistemet e Bujqësisë Organike.
  1. Kur do të organizohet?

Kursi i Formimit Bazë Organik në Shqipëri 

18-22 Tetor 2021 (5 ditë)

4.    Kush mund të marrë pjesë në trajnim?

Ky trajnim është dizenjuar për pjesëmarrës të cilët janë të interesuar ose janë pjesë e Sistemeve Bujqësore të Qëndrueshme, si individë ose si pjesë e një grupi të organizuar (formal ose jozyrtar), të cilët janë të fokusuar në Sistemet Bujqësore Organike në zonat përkatëse në Shqipëri. Kërkohet një angazhim i lartë për të ndjekur programin dhe për të vijuar mësimin e mëtejshëm në vendin ku operojnë, në zonat përkatëse. Pjesëmarrësit do të përzgjidhen bazuar mbi kriteret e përcaktuara në bashkëpunim të ngushtë me rrjetin e bashkëpunëtorëve kombëtarë, duke konsideruar specifikat rajonale, përveç variablave si ndejshmëria gjinore, përfaqësimi dhe eksperiancat e mëparshme.

  1. Kriteret përzgjedhëse

Kriteret përzgjedhëse përfshijnë (por nuk kufizohen vetëm tek këto):

  • Të qenurit aktiv në sektorin bujqësor, me eksperiencë ose të interesuar në bujqësinë organike, si në prodhim, furnizim, tregjet, media ose legjislacioni.
  • Të kenë kapacitetin (kohën dhe lidhjen me internetin) për të marrë pjesë në Kursin e Formimit Bazë Organik – Shqipëri (OFC – Albania)
  • Njohuri të mira të gjuhës Shqipe
  • Gadishmëri për të vepruar dhe marrë pjesë në të gjitha aktivitetet dhe detyrat e trajnimit.

Pjesëmarrësit do të përzgjidhen nga një komitet përzgjedhës në bashkëpunim të ngushtë me rrjetin e bashkëpunëtorëve tanë kombëtarë, të cilët do të bazohen në kriteret e sipërpërmendura, duke marrë në konsideratë specifikat kombëtare dhe elementë si ndjeshmëria gjinore, përfaqësimi dhe eksperiencat e mëparshme.

Numri total i pjesëmarrësve është 25 persona.

Tarifa e pjesëmarrjes dhe kosto e akomodimit mbulohet nga projekti. Pjesëmarrësit duhet të sigurojnë vetë kostot e transportit tek dhe nga vendi i organizimit të kursit.

  1. Si të aplikojmë?

Mund të aplikoni në linkun e mëposhtëm:

Albanian Organic Foundation Course (OFC-Albania)

Nëse hasni ndonjë vështirësi teknike dhe/ose keni pyetje, ju lutem dërgoni një email me titullin të emërtuar “OT”

Shiko formularin

Category : 
News
Tags : 
No tags
July 19, 2021
News
July 19, 2021
Biznesi Organik për Zhvillim në Europën Lindore (OT4D) Kursi i Formimit Bazë ...